“Albin, dorëzohu në Prokurori”, shfaqen grafite me kërkesë për Kurtin në Prishtinë

“Albin, dorëzohu në Prokurori”, shfaqen grafite me kërkesë për Kurtin në Prishtinë

11:17, 29/08/2025

Teksa vendi po përballet me një ngërç të zgjatur politik dhe institucionet ende nuk janë formuar disa muaj pas zgjedhjeve, në rrugët e kryeqytetit po shfaqen reagime të pazakonta.

Në disa lagje të Prishtinës janë shfaqur grafite me mesazhe kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. 

Në këto mbishkrime shkruhet:“Albin dorzohu në prokuori”.

Grafitet janë parë në disa lokacione të ndryshme dhe duket se pasqyrojnë pakënaqësitë qytetare lidhur me situatën politike dhe institucionale në vend.

Ngërçi politik ka lënë Kosovën pa institucione të reja funksionale, pavarësisht se zgjedhjet janë mbajtur muaj më parë. Nuk ka ende një datë të saktë për formimin e Qeverisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco