Inspektorati Sanitar ka zhvilluar dje një aksion në Komunën e Zveçanit, ku ka mbyllur dy biznese, pasi janë konstatuar shkelje të rënda të standardeve ligjore dhe higjieno-sanitare.
Në këto biznese janë hasur kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, produkte ushqimore me afat të skaduar, mungesë dokumentacioni përkatës, mungesë e faturave të furnizimit, mungesë e librezave sanitare dhe mungesë të çertifikatave shëndetësore për punonjësit.
“Ky aksion ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.



© SYRI.net