Në Rubikon ai tha se kjo parti politike e serbëve të Kosovës, në vendin tonë e ka vetëm trupin.
“Ne e dimë që Lista Serbe trupin e ka në Kosovë, kurse mendjen, logjikën e veprimin e ka në Beograd. Lista Serbe nuk është që vepron kokë më vete, por dirigjohet nga Beogradi. Për neve është me rëndësi shteti ynë, Kushtetuta jonë. Është me rëndësi që ne të mos e nëpërkëmbim Kushtetutën tonë, apo parimet e standardet që i kemi pranuar si të mirëqena”, tha Miftaraj.
Ky diskutim u bë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së zëvendëskryeparlamentarit nga radhët e komunitetit serb, dhe për më gjerësisht, ndiqeni videon më poshtë.
© SYRI.net