Bllokada për nënkryetarin serb, Presidentja Osmani dhe diplomatja amerikane flasin për konstituimin e plotë të Kuvendit

Bllokada për nënkryetarin serb, Presidentja Osmani dhe diplomatja amerikane flasin për konstituimin e plotë të Kuvendit

18:30, 28/08/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë,  Anu Pratipati.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e ardhshëm drejt konstituimit të plotë të legjislativit.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-së, ku të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes strategjik.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të udhëheqë delegacionin e Kosovës, u bisedua gjithashtu për agjendën e takimeve dhe pritshmëritë nga aktivitetet që do të zhvillohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco