Murati: Nëse jo Rashiq, kë duan opozitarët për nënkryetar nga pakica serbe?

Murati: Nëse jo Rashiq, kë duan opozitarët për nënkryetar nga pakica serbe?

13:59, 28/08/2025

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe ministër në detyrë i Financave ka kritikuar partitë opozitare të legjislaturës së kaluar – PDK, LDK, AAK dhe Nisma – për qëndrimet e tyre në votimin e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Murati tha se nuk e kupton qëllimin e këtyre partive, duke theksuar se deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës abstenuan, ndërsa ata të LDK-së nuk morën pjesë në votim.

“Dëshiroj t’i pyes ata, nëse jo Nenad Rashiq, kush nga pakica serbe sipas tyre duhet të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit?”, u shpreh Murati, duke shtuar se kjo pyetje do të mbetet aktuale deri në seancën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco