Branislav Nikoliq nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb

Branislav Nikoliq nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb

12:04, 28/08/2025

Deputeti i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, sot u hodh në votim si kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, por nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Kundër kandidaturës së tij votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) abstenoi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk mori pjesë në votim.

“Për asnjë votë, kundër 55, abstenime kemi 25 vota”, tha kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Në momentin e votimit ishin të pranishëm 107 deputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco