Gjykatësi Mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë, dega në Skënderaj, Avdullah Mecinaj dyshohet se i ka dhënë sot fund jetës duke kryer vetvrasje.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Klinë të Epërme të Skënderajit. 65 vjeçari në rrethana të panjohura dhe për arsye të paditur dyshohet se ka kryer vetvrasje në fshatin e lindjes.
Mecinaj ka ushtruar pozitën e Gjyqtarit për shumë vite në Gjykatën Komunale në Skënderaj dhe Mitrovicë.
© SYRI.net