Basha deklarohet për dorëheqjen e Aliut: Edhe në familje ke mospajtime, të vazhdojmë rrugëtimin para

Basha deklarohet për dorëheqjen e Aliut: Edhe në familje ke mospajtime, të vazhdojmë rrugëtimin para

11:23, 28/08/2025

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha është deklaruar për media pak para seancës së radhës, ku ndër tjera foli edhe për dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozita e ministrit në detyrë, e i cili deklaroi se vendimi erdhi nga pakënaqësia e zgjedhjes së Bashës në postin e lartëcekur.

Ai tha se lajmin e mori vesh nga mediat, teksa normalizoi mospajtimet brenda partisë. I njëjti gjithashtu s’e la pa ia thënë edhe dy fjali lavdëse.

“Unë e lexova në media që ka dhënë dorëheqje nga pakënaqësia e votimit tim si kryetar Kuvendi. Unë nuk dua të komentoj shumë përveç të them se e çmoj shumë kontributin e tij si aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje, siç e çmoj kontributin e secilit aktivistë tjetër që ka dhënë shumë për Lëvizjen Vetëvendosje, por gjithashtu e respektoj edhe për punën që e ka bërë si kryeministër.

Është komplet e natyrshme me pas pakënaqësi mes vete, për shkak se ju e dini se edhe unë si deputet kam pas ndonjëherë pakënaqësi me ministra dhe kemi pasur edhe debat të hapur në Kuvendin e Republikës qe besa unë mendoj që kjo është demokracia, për shkak se edhe në familje ke mospajtime ndonjëherë, por me rëndë është që të vazhdojmë rrugëtimin para dhe prapë po them që unë e çmoj kontributin e tij sin ë Lëvizje po ashtu edhe në Ministri”, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco