Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga lista GUXO, Jeta Statovci, është takuar me Këshillin e Qytetarëve të lagjes Mati 1, ku diskutoi për sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj lagjeje të mbipopulluar.
Statovci tha se mungesa e planifikimit nga komuna ka sjellë probleme serioze si mungesë hapësirash të gjelbra, parkingjesh, çerdhesh publike, menaxhim të dobët të mbeturinave dhe kushte jo të mira për nxënësit. Ajo veçoi shkollën e papërfunduar tash e katër vite dhe rrjetin gjysmak të ngrohjes nga “Termokos”.
“Pas 12 tetorit, angazhimi ynë do të jetë i qartë – këto probleme duhet të marrin zgjidhje,” tha Statovci, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me banorët dhe kryesinë e lagjes do të jetë prioritet.

© SYRI.net