Artikulli skandaloz i Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin e tij: Dimal ik, Kosova e UÇK-ja s’e meritojnë këtë turp

Artikulli skandaloz i Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin e tij: Dimal ik, Kosova e UÇK-ja s’e meritojnë këtë turp

17:40, 27/08/2025

Zbulimi i një artikull të publikuar në 2012, ku kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ‘‘po dezinformonte botën’’ duke thënë se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge, ka bërë që kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të kërkoi inicimin e e shkarkimit nga pozita e kryeparlamentarit.

Kreu i Drenasit ka deklaruar edhe se misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë Serbia, as Rusia dhe as Dimalat.

Postimi:

Dy dokumente që dekonspirojnë Dimal Bashën, të inicohet shkarkimi i tij!

Misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë as Serbia, as Rusia as Dimalat. Këto dy dokumente, mjaftojnë për të iniciuar shkarkimin e Kryekuvendarit.

Kosova jonë kishte dhe ka “kontribuues” si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë.

Pres që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryekuvendarit, për hir të qytetarëve, lirisë, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco