Përparim Rama reagon pas dorëheqjes së Liburn Aliut: Largimii tij është humbje për të gjithë ne

Përparim Rama reagon pas dorëheqjes së Liburn Aliut: Largimii tij është humbje për të gjithë ne

14:33, 27/08/2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës, duke shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritanishëm.

Rama vlerësoi lartë korrektësinë dhe angazhimin e Aliut gjatë kohës sa ishte ministër, duke theksuar se largimi i tij nuk është vetëm humbje për institucionet, por edhe për të gjithë ata që besojnë tek puna dhe idealet e shërbimit publik.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit. Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik,” ka shkruar Rama.

Ai gjithashtu i uroi suksese Aliut në hapat e tij të ardhshëm, duke e falënderuar për kontributin e çmuar në zhvillimin e kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit qytetar e kombëtar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco