Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nazlir Bala, ka postuar në rrjete sociale një fotografi së bashku me Haxhiun dhe zëvendësministrin Blerim Sallahu, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Afër apo larg, çdoherë bashkë!”
Ky postim vjen një ditë pasi Haxhiu arriti të zgjidhet nënkryetare e Kuvendit, pasi nuk mori mbështetjen e mjaftueshme për të qenë kryetare e tij. Zhvillimet ndodhën edhe pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës, i cili e arsyetoi vendimin e tij me zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.
Postimi i Balës shihet si një mesazh mbështetjeje dhe uniteti për Haxhiun, në një kohë kur dinamika të reja politike kanë krijuar tensione dhe lëvizje brenda Vetëvendosjes.

© SYRI.net