Sorensen në Beograd për “bisedime përgatitore” në prag të takimeve të ardhshme të dialogut

Sorensen në Beograd për “bisedime përgatitore” në prag të takimeve të ardhshme të dialogut

08:30, 27/08/2025

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar dje në Beograd, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit, ai është deklaruar në platformën “x”, ku ka thënë se vizita e tij ishte për bisedime përgatitore në prag të takimeve të ardhshme të dialogut.

Sorensen ka thënë se ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore në prag të takimeve të ardhshme të Dialogut. I dëgjova me vëmendje bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Sorensen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco