Cakolli: Po shkelet Kushtetuta me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Cakolli: Po shkelet Kushtetuta me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

15:12, 26/08/2025

Përfaqësuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se të gjitha pikat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vlejnë njësoj si për kryetarin, ashtu edhe për nënkryetarët e Kuvendit.

Ai ka rikujtuar se obligimi për pjesëmarrje në votim, ndjekja e procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevoja për konsultime e kompromis, janë detyrime që nuk mund të anashkalohen. “Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin,” ka deklaruar Cakolli.

Sipas tij, afati 30-ditor, që skadon më 17 shtator, do të jetë në fuqi deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur. Ai ka theksuar se aktualisht LDK dhe disa deputetë të tjerë janë duke shkelur aktgjykimin dhe rrjedhimisht Kushtetutën.

Cakolli ka paralajmëruar se e njëjta shkelje e Kushtetutës do të përsëritej nëse sërish do të propozohej i njëjti deputet nga radhët e komunitetit serb për postin e nënkryetarit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco