Basha kthehet në Kuvend

Basha kthehet në Kuvend

14:04, 26/08/2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Bash dhe deputetët e LDK-së, PDK-së, si dhe ata nga radhët e komuniteteve, përfshirë edhe Listën Serbe, kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, ku pritet të zgjidhen pesë nënkryetarët.

Pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit, Dimal Basha, caktoi një pauzë njëorëshe para se zgjedhjes së nënkryetarëve, e cila zgjati më shumë se dy orë.

Pranë Bashës, u ofruan për konsultim edhe deputetët Abelard Tahiri nga PDK dhe Hykmete Bajrami e LDK-së.

Ndërkohë në sallën e seancave plenare ende nuk janë kthyer deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco