U zgjodh kryetar i Kuvendit i Kosovës, Gazetarja zbulon si u bënë 73 vota për Dimal Bashën! Do emërohen dhe nënkryetarët

U zgjodh kryetar i Kuvendit i Kosovës, Gazetarja zbulon si u bënë 73 vota për Dimal Bashën! Do emërohen dhe nënkryetarët

12:07, 26/08/2025

Gazetarja Albiona Zhitija zbulon për Syri Tv se si u votua kandidati i Vetëvendosjes, Dimal Basha për postin e kryetarit të kuvendit të Kosovës duke i dhënë fund ngërçit disa mujor politik pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Në votim ishin 73 vota pro Bashës, 30 kundër dhe 3 abstenuan. Votat e deputetëve të PDK-së e ndërruan rrjedhën e procesit dhe i dhanë dritën jeshile për kryekuvendar kandidatit të LVV-së.  

Ai ka marrë votat e një pjese të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave.

"Nga AAK kanë votuar 3 deputetë, 3 të tjerë nuk kanë votuar. Edha nga radhët e PDK e kanë votuar por nuk e kanë votuar të gjithë” informon gazetarja në një lidhje direkte me Syri Tv

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër. Për emërimin e kryeparlamentarit nevojiteshin të paktën 61 vota pro.

Rradhën e kanë nënkryetarët

Basha, pasi u zgjodh dhe u ul në ulësen e kryetarit, thirri pauzë prej një ore, para se deputetët të kthehen sërish në sallë për të votuar për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ata do të votojnë për t’i zgjedhur pesë nënkryetarë.

Tre nënkryetarët u takojnë tri partive më të mëdha shqiptare në Kuvend, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dy kryetarët e tjerë u takojnë, një pakicës serbe dhe një pakicave të tjera në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco