VV zgjedh Bashën kryetar i Kuvendit me votat e PDK e AAK-së, reagon Nisma e Limajt dhe LDK: Fitore e injorancës!

VV zgjedh Bashën kryetar i Kuvendit me votat e PDK e AAK-së, reagon Nisma e Limajt dhe LDK: Fitore e injorancës!

12:33, 26/08/2025

Pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro dhe 30 kundër, 3 abstenim kanë reaguar partitë në opozitë.

AAK: Vullnet i mirë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, tha pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar se partia e saj kishte vullnet të lirë për ta mbështetur atë, por jo të gjithë votuan njësoj.

“Do të shohim se si do të zhvillohet seanca në vazhdim”, tha ajo.

Limaj: VV-ja të shpjegojë vonesën e deritashme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkoi që Lëvizja Vetëvendosje të japë një shpjegim për qytetarët e Kosovës lidhur me vonesat në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Le të japë një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri me tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës pse është vonuar vendi deri me tani”, tha Limaj.

Nisma në vazhdimësi ka abstenuar me tre deputetët e vet. Kjo parti pati thënë se është Limaj ai që duhej të bëhej kryetar i Kuvendit.

LDK: Fitore e injorancës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e quajti një fitore të injorancës.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar ai në Facebook

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco