Basha si kryeparlamentar: Kemi dallime, por Kosovën e kemi bashkë

Basha si kryeparlamentar: Kemi dallime, por Kosovën e kemi bashkë

11:45, 26/08/2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, mori sot votat e nevojshme dhe nga ky moment është kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai siguroi shumicën e nevojshme të votave, duke marrë 73 vota për, 30 kundër dhe 3 abstenime, duke u konfirmuar kështu në postin më të lartë të legjislativit.

Pas zgjedhjes, Basha doli në foltoren e Kuvendin. Ai falënderoi deputetët për besimin e dhënë dhe shprehu mirënjohje për kolegët që ndihmuan në mbajtjen e seancave.

“E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i përveteshëm”, ka thënë Basha.

Për fund ai ka pasur edhe një mesazh.

“Kemi dallime, por Kosovën e kemi bashkë”.

Pas fjalimit të Bashës, Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 12:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco