Pas disa tentativave të dështuara për konstituimin e Kuvendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, sot është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e mbajtur, kandidatura e tij mori mbështetje jo vetëm nga shumica parlamentare, por edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i siguruar votat e nevojshme për të marrë drejtimin e legjislativit, plotë 73, shkruan Syri Kosova
Ky zhvillim shënon një kthesë të rëndësishme në skenën politike, pasi për herë të parë pas zgjedhjeve të fundit, partitë opozitare i dhanë mbështetje një kandidati të Vetëvendosjes për postin e dytë më të lartë institucional në vend.
Pas zgjedhjes, Basha falënderoi të gjithë deputetët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të drejtojë Kuvendin mbi bazën e unitetit, respektit institucional dhe transparencës.
Zgjedhja e tij pritet të hapë rrugën për normalizimin e funksionimit të institucioneve dhe tejkalimin e ngërçit politik që kishte bllokuar punën e Kuvendit për javë të tëra.
© SYRI.net