Krasniqi para seancës: E votojmë Dimal Bashën nëse VV e ka përnjëmend

Krasniqi para seancës: E votojmë Dimal Bashën nëse VV e ka përnjëmend

11:05, 26/08/2025

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se para votimit të sotëm partia e tij ka kërkuar zyrtarisht një konsultim 10-minutësh, njësoj si në seancën e kaluar. Ai bëri të ditur se kërkesa është drejtuar për t’u takuar me grupet parlamentare, në mënyrë që të sigurohen se Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur në qëndrimin e saj për kandidatin e propozuar.

Sipas Krasniqit, mënyra e befasishme se si VV ka propozuar kandidaturën e Dimal Bashës, ishte një taktizim për të testuar qëndrimin e ish-opozitës.

Ai përsëriti se PDK mbetet besnike qëndrimit për të mos votuar një kandidat që ka qenë pjesë e ekzekutivit.

“Kërkesa për konsultë është bërë për t’i thënë Vetëvendosjes: a jeni të sigurt që po vendosni një kandidat që nuk i plotëson kriteret? Megjithatë, nëse VV konsideron se Dimal Basha ose dikush i tillë është kandidati më i mirë për këtë pozitë, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron”, deklaroi Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco