Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Austri. Ajo është takuar me Presidentin Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.
Osmani ka thënë se me ta ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.
“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. [⛰️] [🌸] Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë. [🇽🇰] [🤝] [🇦🇹] ”, ka shkruar Osmani.
© SYRI.net