Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Podujevë, ku një burrë është gjetur i vdekur në Gllamnik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti./Reporteri.net
© SYRI.net