Shoqërohen në polici dy persona, penguan punimet në rrugën “A”, iu shqiptohet edhe gjobë

Shoqërohen në polici dy persona, penguan punimet në rrugën “A”, iu shqiptohet edhe gjobë

12:07, 25/08/2025

Dy persona janë shoqëruar në stacion policor pasi të njëjtit sot kanë penguar punimet në rrugën “A”.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi për Prishtinë, Enis Pllana.

Ai tha se ndaj tyre është shqiptuar gjobë për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Pllani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco