Jeta Statovci: Opozita po e mban peng Kosovën për pazare politike!

Jeta Statovci: Opozita po e mban peng Kosovën për pazare politike!

12:40, 24/08/2025

Deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të opozitës për mosvotimin e kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si bllokim të institucioneve dhe tentim për rikthim të pazareve politike.

“A e shihni sa bllof janë? Qëllimi i tyre është i qartë: bllokimi i institucioneve, por që rezultati i 9 shkurtit të vihet në tavolinë,” ka shkruar Statovci.

Ajo ka kujtuar se opozita fillimisht e ka kundërshtuar kandidaturën e Albulena Haxhiut, ndërsa më pas janë propozuar edhe katër emra të tjerë: Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha. “U refuzuan të gjithë,” ka thënë ajo, duke theksuar se edhe deputeti Basha, i cili nuk është pjesë e kabinetit qeveritar, nuk mori votat e opozitës.

“Ky nuk është opozitarizëm, është pengmarrje e shtetit. Është mentalitet i vjetër që e ka dëmtuar Kosovën për vite me radhë. Rezultatin e zgjedhjeve nuk e ndryshon askush tjetër, përveç popullit të Kosovës,” ka përfunduar Statovci.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco