Pas dështimit për t’i marrë votat me emrat e Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit, VV ka propozuar Dimal Bashën për postin e Kryeparlamentarit.
As ky propozim i VV-së nuk kaloi.
Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë.
Vetëm 57 deputetë votuan për, kundër 25, dhe abstenim 24 deputetë.
Dy propozimet e para për sot ishin, Hekuran Murati i cili mori 55 vota, ndërsa po aq vota mori edhe kandidatura tjetër, Arbërie Nagavci.
© SYRI.net