VV-ja propozon sërish Hekuran Muratin, dështon t’i marrë votat për Kryeparlamentar

VV-ja propozon sërish Hekuran Muratin, dështon t’i marrë votat për Kryeparlamentar

11:32, 24/08/2025

Lëvizja Vetëvendosje në seancën e sotme propozoi sërish Hekuran Muratin për postin e Kryetarit të Kunvendit.

Murati nuk i mori votat e mjaftueshme.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë.

55 deputetë votuan për, kundër 46 dhe pesë deputetë kanë abstenuar.

Propozimi i parë i VV-së nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ishte Albulena Haxhiu e cila s’mori votat e mjaftueshme, vetëm 57. Pas saj, e propozuara e radhës ishte Donika Gërvalla e cila mori 56 vota, pasi Shqipe Selimi nuk mori fare pjesë në votim.

Në seancën e fundit u propozua Hekuran Murati, por që as ai s’mori votat e mjaftueshme për postin e Kryeparlamentarit.

Opozita shpesh ka theksuar se nuk do të votojnë asnjë nga ata që janë pjesë e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco