Para vazhdimit të seancës konstituive, deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se s’mund të bëhet Kryeparlamentar dikush që ka 10 mijë vota, ndërsa ai me 120 mijë të mos bëhet, se ashtu do PDK-ja.
Sipas tij, VV nuk bie pre e kërkesave të PDK-së që këta ta caktojnë emrin për Kryetar të Kuvendit.
“Kryetar i Parlamentit bëhet një figurë me përkrahje të madhe. Nuk është kjo dëshirë e PDK-së me na caktu neve një deputet me 10 mijë vota, e dikush me 120 mijë vota nuk bën”, tha Avdyli.
“Nuk mujm me ra pre e kërkesave të PDK-së. PDK se ka luksin, mundësinë me na caktu emrin”, tha ai.
“Kjo opozitë po del që është adhuruese e Albin Kurti, se me këtë qasje po del që nuk e ka në plan me rrëzu Albin Kurtin”, shtoi ai.
© SYRI.net