Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit, prezent edhe politikanë të Listës Serbe

Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit, prezent edhe politikanë të Listës Serbe

21:05, 23/08/2025

Në veri të Mitrovicës, është mbajtur një tubim kundër bllokadave që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë.

Protestat në Serbi po vazhdojnë tash e nëntë muaj kundër regjimit atje.

Në këtë tubim janë parë edhe  kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragishaa Miloviq dhe Milosh Peroviq.

“Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”, shkruhej në pankartat që këta qytetarë mbanin në duar.

Tubime të tilla ka pasur edhe nëpër qytete të Serbisë të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco