Fluks i madh në Merdarë, qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin pikat tjera kufitare

Fluks i madh në Merdarë, qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin pikat tjera kufitare

19:24, 23/08/2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdarl ka fluks jashtëzakonisht të madh të qytetarëve.

Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.

Sipas përditësimit  Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona është gati tri kilometra.

Për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 5 orë e gjysmë. E kolona ka edhe në Mutivodë ku qytetarët po presin deri dy orë për të dalë nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco