QUINT dhe BE të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Kufizon garën, përjashton serbët nga zgjedhjet

QUINT dhe BE të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Kufizon garën, përjashton serbët nga zgjedhjet

18:02, 22/08/2025

Shtetet e QUINT, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. 

Ata kanë vlerësuar se kjo është përpjekje e disa aktorëve politikë për të kufizuar garën mes partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë.

“Çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës,” thuhet në deklaratë.

Tutje, misionet diplomatike presin nga qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive.

“Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen rreptësishtë në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Njëkohësisht, inkurajojmë partitë e prekura që të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave të Zgjedhjeve për të kërkuar zgjidhje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco