Kransiqi kërkon të votohet kundër certifikimit të Listës Serbe: PZAP të mos lejojë këtë përmbajtje kriminelësh

Kransiqi kërkon të votohet kundër certifikimit të Listës Serbe: PZAP të mos lejojë këtë përmbajtje kriminelësh

18:01, 21/08/2025

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së ka kërkuar që të votohet kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai tha se ka dëshmi nga organet e drejtësisë që tregojnë për persona konkret që janë pjesë e strukturave paralele e që janë shpall në kërkim, e disa janë edhe në arrati.

Krasniqi i bëri apel edhe PZAP-së që të mos lejojë diçka të tillë, e ndërsa tha nëse lekojnë ta rikthejnë Listën Serbe me “përmbajtje skandaloze kriminlësh”, atëherë ai tha se po i bëhet puç shtetit.

“Ekzistojnë dokumente dhe dëshmi të sjellura nga institucionet e sigurisë së Kosovës që vërtetojnë faktet e mundshme për persona konkret që janë pjesë e strukturave parallale që janë shpall organizata terroriste, persona që janë në arrati dhe në kërkim nga organet e sigurisë dhe nëse ne lejojmë, dhe në këtë rast i bëjë apel edhe PZAP-së, që nëse edhe ata rasisht lejojnë ta rikthejnë Listën Serbe këtu për certifikim me këtë përmbajtje skandaloze prej kriminelësh, jo të paktë, brenda të konfirmuar me dëshmi, atëherë le të dihet që këtu është duke u bërë një lloj puçi edhe ndaj vet shtetit, prej vet disa organeve e institucooneve që do duhej ta ndihmonin shtetin për me spastru prej individëve me aktivitet kriminal edhe tash kur po flasim”, tha Krasniqi.

“Andaj kërkoj që mos ta certifikojmë Listën Serbe, të votojmë kundër, dhe zyra natyrisht i ka të gjitha dokumentet ku vërehet që ka kandidatë të cilët i dijmë”, tha ai.

“Këtu ka të bëjë me vet karakterin e këtij subjekti, është dorë e zgjatur e regjimit të[ Vuçiqit këtu, dhe e strukturave kriminale të Beogradit por edhe këtu që funksionojnë me një qëllim, ska të bëjë aspak me interesit e serbëve këtu, por me interesat e Vuçiqit, me i luftu institucionet e Kosovës”, tha anëtari i VV-së në KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco