Në mbledhjen e 50 të Komisionit të Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025, është rekomanduar certifikimi i Listës Serbe.
“Rekomandojmë si Zyre certifikimin e partisë politike Srpska Lista”, u tha në mbledhje nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Subjekteve Politike.
Pas kësaj ka reaguar Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ.
“E kemi një parti politike që ka trashëgimi terroriste dhe të tashme terroriste. Përveç kësaj ka elemnte të tjera, persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme terroriste edhe në sulme të ndryshme. Kemi persona që punojnë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Kurteshi.
“Unë jam kundër certifikimit të Listës Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozita, cilat pozita i mbajnë në institucionet e shtetit të Serbisë dhe në institucionet paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë”, tha Kurteshi.
© SYRI.net