Një i vdekur në aksidentin e rëndë në Dollc të Klinës, pesë të lënduar

Një i vdekur në aksidentin e rëndë në Dollc të Klinës, pesë të lënduar

08:39, 21/08/2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur, ndërkaq janë lënduar pesë persona.

Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Image

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco