25 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, tri ende aktive

25 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, tri ende aktive

22:14, 20/08/2025

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar 25 vatra zjarri, prej të cilave tri vazhdojnë të jenë aktive.

Agjencia u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë tek organet ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

“Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situates”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco