Kolona të gjata në Merdarë, pritjet mbi 2 orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdarë, pritjet mbi 2 orë për të dalë nga Kosova

14:22, 20/08/2025

Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje mbi dy orë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku ato arrijnë deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco