Haxhiu e Gërvalla s’morën votat e mjaftueshme, të premten vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Haxhiu e Gërvalla s’morën votat e mjaftueshme, të premten vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

12:05, 20/08/2025

Pas më shumë se tre javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës i janë kthyer përpjekjeve për konsituimin e Kuvendit.

Në seancën e sotme, ishte hera e parë që nga 15 prilli që  si propozim për kryeparlamentar ka qenë një emër tjetër, pos ai i Albulena Haxhiut. VV-ja sipas vendimit të Kushtetueses iu kthye votimit të hapur, teksa fillimisht propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Haxhiu mori 57 vota pro, ndërsa kundër votuan 56. Tre deputetët e Nismës abstenuan.

Kësisoj, si propozim të dytë, partia e parë e solli emrin e Donika Gërvallës.

Si Haxhiu, edhe Gërvalla ka dështuar të marrë shumicën e votave të mjaftueshme.

Ajo mori vetëm 57 vota për.

Seanca e radhës është thirrur më 22 gusht, të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco