Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas seancës së Kuvendit ku u tentua sërish konstituimi i Kuvendit, tha se Lëvizja Vetëvendosje s’ka as interesim për ta bërë një gjë të tillë.
Sipas saj, VV-ja ka propozuar dy kandidate që e dinte se s’do t’i merrnin votat për postin e Kryetarit të Kuvendit.
“Ende ballafaqohemi me mungesë të institucioneve. E patë edhe sot që VV-ja nuk ka interesim e as interes për konstituimin e Kuvendit. Sot propozuan dy kandaidate për të cilat dihej që nuk i kishin votat. Haxhiu ka provuar dhe është vendosur 6 herë në votim të hapur, ndërkohë e kanë pasur të qartë që s’ka vota as për Gërvallën,” tha Bajrami.
Ajo tha se “partitë politike kanë treguar se cilët janë kandidatët që nuk i votojnë”.
“Është fatkeqësi që s’kemi institucione. Zyrat e Qeverisë së Kosovës janë të uzorpuara nga njerëz që s’kanë[ legjitimitet pasi janë aty jashtë ,mandatit të cilin ua ka dhënë qytetari i Kosovës. Vendimet që po merren janë të gjitha joligjore. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret me 17 kall[zimet penale që LDK-ja i ka dorëzuar”, tha deputetja e LDK-së.
© SYRI.net