Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin se kjo parti nuk do të votojë për kryeparlamentar asnjë nga deputetët që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti.
“PDK siç ka thënë prej fillimit ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit. Unë besoj nuk ka vota për Albulena Haxhiun. Nuk ka vota për askënd që ka qenë ministër.”, tha Krasniqi.
Ai tha se është e drejtë e Lëvizjes të propozoi këdo që do por do të ishte e drejtë që të propozohet dikush që mund të zgjidhet.
Krasniqi tha se ministrat e Kurtit bashkërisht janë përgjegjës për degradimin në Kosovë.
Ai tha se LVV ka mjaftueshëm deputetë për të propozuar dhe nëse duan ta zgjedhin dikë nuk ka nevojë për taktizime.
© SYRI.net