Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare – dështon edhe ajo

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare – dështon edhe ajo

11:46, 20/08/2025

VV-ja në tentimin e dytë ka propozuar Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi dështoi votimi  për Albulena Haxhiu, e cila arriti të marrë vetëm 57 vota.
 

 Por, partia e parë nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme as për propozimin e dytë.  

Njëjtë si Haxhiu, edhe Gërvalla mori vetëm 57 vota për.  Ka qenë hera e parë që në legjislaturën e re, si propozim për kryeparlamentar ka qenë një emër tjetër, pos ai i Albulena Haxhiut.  

Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco