Kreu i Nismës, Fatmir Limaj tha se kjo parti nuk ka votë pa një marrëveshje politike që prodhon ndërtimin e institucioneve.
Limaj këtë deklaratë e bëri pak para nisjes së seancës konstituive.
“Ne si Nismë presim që seancat të vazhdojnë sipas udhëzimit të Kushtetueses, pastaj do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Nuk kemi pasë takim me Kurti. Ajo çka mund të them se gjërat tani janë të qarta. Mundësitë janë të hapura, dëshira dhe angazhimi ynë është që Kosovës ti ofrojmë institucione. Partia e parë të gjejë rrugë për të ndërtuar shumicën parlamentare. Derisa nuk ka një marrëveshje politike votimi ynë është siç ka qenë para se me hy në atë komisionin për votimin e fshehtë. Ne nuk kemi votë pa një marrëveshje politike që prodhon ndërtimin e institucioneve”, tha Limaj para mediave.
© SYRI.net