Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

21:27, 18/08/2025

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot rreth orës 19:00, në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Sipas saj, nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco