Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

15:25, 29/01/2025

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentëshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje mundëson qytetarëve e Kosovës që jetojnë në Itali të konvertojnë patentëshoferët e tyre pa iu nënshtruar provimeve teorike apo praktike shtesë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zbatimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të lehtë të qytetarëve kosovarë në Itali dhe lehtësimin e barrës ekonomike për ta.

“Njohja e patentëshoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë.

Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin. Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco