Po manovronte me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, vdes një person nga Istogu

Po manovronte me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, vdes një person nga Istogu

14:46, 29/01/2025

Ka vdekur në Emergjencë, personi që u lëndua në Istog pas manovrimit me paragllajd, në oborrin e shtëpisë së tij.

Lajmin gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar  mjeku kujdestar, Ejup Govori nga Klinika Emergjente në QKUK.

Policia gjatë ditës bëri të ditur se viktima është ventlënduar derisa po manovronte me pargllajd në oborrin e shtëpisë së tij.

“Diku rreth orës 10:48 policia është njoftuar se në fshatin Sine të Istogut është vetlënduar një person, derisa ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së vet”, bënë të ditur nga Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco