Mungoi 42 ditë në punë, “Trepça” largon një punëtor nga puna

Mungoi 42 ditë në punë, “Trepça” largon një punëtor nga puna

12:31, 29/01/2025

Komisioni Disiplinor i Ndërmarrjes Trepça ka larguar një punëtor nga puna, pasi i njëjti ka munguar në punë për 42 ditë kalendarike.

Sipas njoftimit, punëtori thuhet se ka munguar nga data 19 dhjetor.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Disiplinor ✍🏻
 

Me datën 29.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.V pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje 🚷 të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie 4️⃣2️⃣ ditë kalendarike.

Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:631 të dt. 29.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.V.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco