Dialogu nën drejtimin e Sorensen/ NATO: Do vijojmë bashkëpunimin për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

Dialogu nën drejtimin e Sorensen/ NATO: Do vijojmë bashkëpunimin për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

21:58, 28/01/2025

Aleanca euroatlantike ka përshëndetur vendimin për caktimin e diplomatit Peter Sorensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, detyrë në të cilën ai do të zëvendësojë Miroslav Lajçak.

Në faqen zyrtare të NATO, shkruhet se aleanca do të punojë ngushtë me Sorensen për të ruajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

“NATO mezi pret të punojë ngushtë me Peter Sørensen si Përfaqësues i ri Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco