Jeta Statovxi dhe Lendrit Iljazi të dy kandidat për deputet nga partia GUXO, kanë vizituar një nga bizneset kosovare të suksesshëm në vend.
Ata gjatë takimit me drejtuesit e kompanisë kanë ndarë edhe vizionin e qeverisjes pas 9 shkurtit. E që partia Guxo në koalicion me Vetëvendosjen dhe Alternativën po tentojnë të rimarrin edhe një mandatë katër vjeçare.
“Së bashku me deputeten Jeta Statovci, vizituam kompaninë BBI PLAST, një shembull i shkëlqyer i një biznesi familjar të suksesshëm në Kosovë. Themeluar në vitin 2017 nga Irfan R. Zekolli, kjo fabrikë filloi me vetëm 4 makineri prodhimi dhe sot, pas 8 vitesh, ka arritur në 13 makineri, duke punësuar gjithsej 19 persona, prej të cilëve 90% janë gra. Veprimtaria kryesore e kompanisë është prodhimi i ambalazheve plastike (shishe) nga 0.100 ml deri në 4 litra, të cilat përdoren në sektorë si industria e higjienës, vajrave motorikë dhe ajo ushqimore.

Gjatë vizitës, ndamë me drejtuesit e kompanisë vizionin e qeverisë sonë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, me fokus të veçantë në programin për mbështetjen e bizneseve prodhuese deri në një miliard euro për investime të mesme dhe të mëdha në ndërmarrjet prodhuese në të gjithë Kosovën”, shkruan Iljazi në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se Lendrit Iljazi është kandidat për deputet për herë të parë në këto zgjedhje se në listën e LVV-së mbanë numrin 37.

© SYRI.net