Abazi: Ringritja e LDK-së po ndihet në çdo vend

Abazi: Ringritja e LDK-së po ndihet në çdo vend

13:34, 28/01/2025

Kandidati i LDK-së për deputet, Mustaf Abazi po vazhdon takimet e tij derë me derë me shumë qytetarë.

Gjatë këtyre ditëve ai ka takuar shumë qytetarë të cilët po e mbështesin në rrugëtimin e tij.

Së fundi, Abazi ishte në tubimin elektoral në Kolovicë ku ka gjetur shumë përkrahje.

Abazi, përmes një postimi në facebook u shpreh se sonte pamë kryengritjen e madhe , ringritjen e rikthimin e LDK-së.

Ndërsa theksoi se 9 shkurti duket larg për festën e madhe

“Si në çdo vend, si në secilën lagje të Prishtinës e Kosovës, edhe në Kolovicë, sonte pamë kryengritjen e madhe , ringritjen e rikthimin e LDK-së.

Rruga e re po zë vend te secili qytetar, ajo po pritet me padurim.

9 shkurti duket larg, për festën e madhe!”, ka shkruar Abazi.

Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurti, Mustaf Abazi kandidon me numër 76."

Rruga e re po zë vend te secili qytetar, ajo po pritet me padurim. 9 shkurti duket larg, për festën e madhe! Bëhu ndryshimi!”, ka thënë Abazi.

Në anën tjetër, Abazi është mirëpritur ngrohtë në familjet Segaqi e Restelica.

Abazi ka thënë se mobilizim i jashtëzakonshëm po vërehet për ndryshim në çdo familjë në llap.

“ Mobilizimi për fitore është shtrirë në të gjitha familjet llapjanë. Ringritja e LDK-së po ndihet në çdo shtëpi, atë po e kërkojnë të gjithë. Fitorja jonë është afër, më afër se kurrë. Le të vazhdoj kjo frymë dhe ky mobilizim edhe për ditët e mbetura. Sepse, ne jemi ndryshimi!”, shkruan Abazi.

Takimet e tij Abazi në këto ditë ka pasur edhe banorë të tjetër të Podujevës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco