Ushtarët italianë të Batalionit Kinetik të Komandës Rajonale Perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje intensive të Kontrollit të Turmës dhe Trazirave (CRC), të trajnuar nga kolegët e tyre hungarezë të Batalionit Rezervë Kinetike (KNBR).
Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i thuhet se stërvitjet panë ushtarët të përballeshin me flakë të larta që u gjeneruan nga lëshimi i kontejnerëve të ndezur.
Ndërkaq objektivi, përveç mësimit të menaxhimit të kërcënimit nga zjarri, ishte edhe mësimi i reagimit të shpejtë duke qëndruar i qetë në situata rreziku dhe stresi të lartë psikologjik.
© SYRI.net