Tensione pranë tubimit të Kurtit në Skenderaj, intervenon Policia

Tensione pranë tubimit të Kurtit në Skenderaj, intervenon Policia

19:14, 27/01/2025

Lëvizja Vetëvendosje [VV] sot ka mbajtur fushatë në qytetin e Skenderajit. 

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar.

Kurti në hapësirën ku ishte paraparë të mbahej, u soll i rrethuar nga mbrojtja e afërt e çadrat mbrojtëse. E kur tubimi nisi për disa minuta u ndërpre energjia elektrike, e kësisoj u ndërprenë edhe fjalimet hyrëse.

Turmës së qytetarëve, policia e Kosovës iu përgjigj me hedhjen e sprejit e u mundua të izolohej e njëjta. Tubimi u zhvillua derisa në vazhdimësi ndaj pjesëmarrësve hidheshin mjete piroteknike.

Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.
Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, shkroi Çeku.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përcjellin me kujdes situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco