Haradinaj: Gjilani dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj

Haradinaj: Gjilani dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj

18:57, 27/01/2025

Kandidati për kryeministër i AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj duke folur për Gjilanin tha se me programin e tyre zhvillim ekonomik, sipas tij, kjo komunë do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook u shpreh se Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj.

“Gjilani gati për hapa të mëdhenj! Anamorava e fortë don të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit”, shkroi tutje Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco